Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita e gatshme për debutim në Champions

Futbollistët e Dritës janë të vendosur për të nisur me fitore aventurën në Ligën e Kampionëve. Dhe në ekipin gjilanas, që është kampion në fuqi i Kosovës, besojnë se do të kalojnë raundin preliminar të kësaj gare, që nis sot.

Drita në gjysmëfinale të këtij raundi do të përballet me kampionen e Andorrës, FC Santa Coloma, ndeshje që zhvillohet të martën (sot) prej orës 17:00 në "Victoria Stadium" të Gjibraltarit, shkruan Koha Ditore.

Në këtë stadium do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja tjetër e këtij raundi preliminar, ndërmjet La Fioritas (San Marino) dhe Lincoln Red Imps (Gjibraltar) (21:00). Fituesit e dy gjysmëfinaleve do të përballen në finale të këtij raundi, që është në program më 29 qershor.

Fituesi i finales në fazën preliminare do të vazhdojë garat në raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve dhe do të përballet me Malmon e Suedisë, ndërsa tri ekipet e tjera garat do t'i vazhdojnë në Ligën e Evropës, nga raundi i dytë eliminator... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm