Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita e 89-shi kënaqen vetëm me fitore

Si futbollistët e Dritës ashtu edhe ata të Trepçës '89 nuk do të kënaqeshin me barazim. Të dyja skuadrat që synojnë titullin e kampionit, kërkojnë fitoren në përballjen mes vete. Ndeshja derbi e javës së 11-të do të luhet të premten (sot, 14:00) në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Si Drita ashtu edhe kampionia në fuqi e Kosovës, Trepça '89, kanë nga 16 pikë, katër më pak se lideri Llapi, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njëri ndër futbollistët më të mitë te Drita, Xhevdet Shabani, është i bindur se ekipi tij do t'i kthehet fitores.

"Është derbi dhe unë besoj se do të jetë një ndeshje goxha e mirë, që do të përcillet nga një numër i madh i shikuesve, që sigurisht se do të jetë në anën tonë. Por, e jona është që në fushë të japim maksimumin për ta fituar ndeshjen derbi. Nuk do të jetë e lehtë, pasi edhe Trepça '89 ka një skuadër të mirë dhe është kampione në fuqi. Tash që ka edhe trajnerin Gani Sejdiu mendoj se ka motiv shtesë të vijë për pikë. Por, unë besoj se pikët e plota do t'i fitojmë ne", ka thënë Shabani.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.