Drenica ka vazhduar serinë pozitive pa humbje në Superligën e Kosovës në futboll.
Të shtunën në stadiumin “Bajram Aliu”, skuadra nga Skenderaj ka mposhtur kampionen në fuqi Prishtinën me rezultatin 2:1.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit që gjetën golin qysh në minutën e nëntë.
Sulmuesi brazilian, Denisson shënoi për të kaluar ekipin e tij në epërsi prej 1:0.
Në minutat në vazhdim, ndeshja luhej kryesisht në mesin e fushës pa ndonjë rrezik për asnjërën skuadër.
Por prishtinasit në minutën e 38-të mbeten me një lojtar më pak në fushë, pasi Erando Karabeci u ndëshkua me karton të kuq. Vendimi i gjyqtarit erdhi pas rishikimit të rastit në VAR.
Edhe
Fitore e rëndësishme e Drenicës në garën për mbijetesë
Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme me vendasit që shënuan sërish. Në minutën e 63-të Baton Zabergja dyfishoi epërsinë e nikoqirëve.
Por kryeqytetasit arritën të ngushtonin epërsinë në minutën e 73-të me Otto Johnin për 2:1.
Por deri në fund vendasit arritën të mbroheshin mirë për t’i marrë pikët e plota nga kjo përballje.