Klubi i futbollit Drenica ka prezantuar të hënën trajnerin nga Shqipëria, Bledar Devolli.
Devolli do ta zërë vendin e Fadil Ramës që u largua nga drejtimi i ekipit për shkak të rezultateve jo të mira këtë stinor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlubi nuk ka njoftuar për detajet e marrëveshjes. Devolli i është bashkuar klubit nga Skënderaj dhe do t’i nisë menjëherë stërvitjet për ta përgatitur ekipin për ndeshjen e radhës.
Për trajnerin 42-vjeçar, Drenica do të jetë skuadra e dytë në Kosovë, pasi në vitin 2018 ishte pjesë e klubit KEK-u.
Si trajner në Shqipëri, Devolli ka udhëhequr Kamzën, Tomorin, Kastriotin, Bylysin dhe së fundi Tiranën (U19).