Sport

Drenica në epërsi ndaj Ferizajt pas pjesës së parë

Drenica ka shkuar në pushim mes pjesëve me epërsinë e një goli në ndeshjen në udhëtim te Ferizaj.

Golin e vetëm në këtë ballafaqim pas 45 minutave të para e shënoi Agim Zeka i Drenicës.

Zeka shënoi në minutën e 37-të.

Ndeshja po luhet në stadiumin me bar sintetik në Ferizaj dhe i takon xhiros së 14-të të Superligës.

Pjesa e parë e takimit tjetër që po luhet të shtunën në stadiumin “Liman Gegaj” ndërmjet Malishevës dhe Trepçës ’89, është mbyllur baras pa gola.

Rastin më të mirë e pati Ronald Sobowale i Malishevës në fund, por nga afërsia, gjuajti mbi portë.