Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drenica ndal liderin, Gjilani fiton ndaj Lirisë

Drenica ka barazuar 0 me 0 me liderin e Superligës Trepça ’89.

Dy ekipet patën raste të mira për gol, por asnjëra nuk arriti të marrë tri pikët e plota.

Në ndeshjen tjetër të xhiros së 24-të në Superligë, Gjilani fitoi 2 me 0 ndaj Lirisë.

Tani 89-shi mbetet i pari, por me shtatë pikë para ndjekësit Feronikeli. Gjilani mbetet i gjashti me 36 pikë të tubuara. Drenica e Liria mbesin në pozitat shtatë dhe tetë.