Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drenica befason llapjanët që braktisin lojën

Drenica ka mposhtur Llapin me rezultat 2 me 0, por ndeshja është braktisur për pesë minuta nga llapjanët, me urdhër të trajnerit Tahir Batatina, i cili ishte i pakënaqur me kartonët e kuq.

Po zhvillohej minuta e 70 kur Drenica realizoi golin e parë ndërsa Batatina tërhoqi lojtarët e tij dhe kërkoi ndërprerjen e ndeshjes shkaku i dy kartonëve të kuq që morën lojtarët e tij. Ndeshja nuk vazhdoi për pesë minuta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë humbje Llapi shuan tërësisht gjasat për titull derisa Drenica vazhdon me sukses luftën për mbijetesë.

Tre lojtarë të Llapit u ndëshkuan me karton të kuq derisa te Drenica u përjashtuan dy lojtarë.