Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, me bashkëpunëtorë shtroi darkë për krerët e Federatës së Futbollit të Islandës, ka njoftuar FFK.
Sipas njoftimit të FFK-së, gjatë darkës së të enjtes ata biseduan për zhvillimin e futbollit të të dyja shteteve si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy federatave. Në fund u shkëmbyen edhe dhurata nga të dyja palët si dhe për zyrtarët e ndeshjes.



