Forma e mirë që po e kalon sulmuesi Artem Dovbyk këtë edicion ka bërë që shumë skuadra të mëdha të Evropës të shprehin interesim për shërbimet e tij.
Real Madridi, Atletico Madridi, Milani, Arsenali e Chelsea, janë vetëm disa prej skuadrave që po synojnë transferimin e futbollistit të Gironas.
26-vjeçari këtë edicion është njëri prej lojtarëve kryesorë të ekipit spanjoll, i cili prin në La Liga pas 21 ndeshjeve të zhvilluara.
Në 24 paraqitje në të gjitha garat për Gironan, Dovbyk ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar shtatë herë. Ai para fillimit të këtij edicioni iu bashkua ekipit spanjoll dhe ka kontratë deri në vitin 2028, ndërkohë kartoni i tij vlerësohet mbi 40 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm