Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Douglas Costa do të kthehet te Bayerni

Douglas Costa do të kthehet te Bayern Muencheni në formë huazimi nga Juventusi, raporton “Sky Sport Italia”. Kështu do të hapet rruga për transferimin e Federico Chiesas te Juventusi.

Costa do të huazohet te Bayerni, por klubi gjerman nuk do të ketë obligim për blerjen e tij. Bayerni do ta mbulojë pagën e Costas dhe do t’i jap Juventusit një shumë për huazimin e tij.

Ndërkohë Chiesa do të arrijë nga Fiorentina te Juventusi në formë huazimi. Juventusi do të paguajë 10 milionë për huazimin e tij, por do ta ketë obligimin për blerje për 50 milionë euro.