Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi synon ta vazhdojë garën me Bayernin

Borussia Dortmundi e ka synim që ta vazhdojë garën për titull me Bayern Munichun. Bavarezët në xhiron e kaluar pësuan disfatë befasuese nga Bochumi i Elvis Rexhbeçajt dhe kështu synimet e Dortmundit janë rritur.

Në fundjavë luhen takimet e xhiros së 23-të në elitën e futbollit gjerman. Dortmundi do të jetë nikoqir i skuadrës Borussia Moenchngladbach. Kjo ndeshje do të luhet të dielën nga ora 15:30.

Ndërkohë, Greuther Furthi i vendit të fundit në tabelë, e pret kampionin në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munichun, në po të njëjtën kohë.

Bayerni nuk pritet të ketë problem, ndërsa Robert Lewandowski kërkon vazhdimësinë e golave të shënuar. Sulmuesi polak kishte shënuar 26 gola deri në këtë xhiro në sezonin e kaluar, e po aq gola ka edhe tani. I vetëm, ka gjashtë gola më shumë të shënuar sesa e gjithë skuadra e Greuther Furthit.

Te skuadra e Dortmundit pritet të luajë sërish Jude Bellingham, i cili në Bundesligë kishte debutuar pikërisht kundër Gladbachut. Ai pritet të jetë në fushë në ndeshjen e 50-të në elitën e futbollit gjerman.

Edhe Trajneri Kovaç kërkon fitore në ndeshjen debutuese Futboll Trajneri Kovaç kërkon fitore në ndeshjen debutuese

Te Dortmundi luajnë shumë lojtarë që më parë kanë mbajtur fanellën e Gladbachut. Marco Reus ka shënuar 41 gola dhe 28 asistime në 109 paraqitje për Gladbachun. Mahmoud Dahud, Thorgan Hazard dhe Nico Schulz në të kaluarën kanë luajtur për këtë skuadër po ashtu. Ndërkohë, Jonas Hofmann dhe Matthias Ginter, janë futbollistë që më parë janë paraqitur me Dortmundin.

Do të jetë ndeshja e 100-të në Bundesligë mes këtyre dy skuadrave. Dortmundi ka 40 fitore, kurse Gladbachu 31.