Dortmundi është kualifikuar në finale të Kupës së Gjermanisë, duke e eliminuar në gjysmëfinale rivalin e përbetuar, Bayern Munich.
Reus kaloi në epërsi Dortmundin në minutën e 19, por Bayerni u kundërpërgjigj në pjesën e parë duke shënuar dy herë, raporton Koha.net.
Ishin Martinez dhe Hummels që i dhanë epërsinë Bayernit.
Dortmundi megjithatë nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë e përmbysi rezultatin, për të arritur finalen.
Ishin Aubameyang dhe Dembele ata që shënuan për rezultatin përfundimtar 2 me 3.
Në finale skuadra e Thomas Tuchelit do të përballet me Frankfurtin.