Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi mposhtet në shtëpi nga Hoffenheimi

Dortmundi ka pësuar disfatë befasuese në shtëpi nga Hoffenheimi.

“Verdhezinjtë” të dielën në mbrëmje u mposht nga Hoffenheimi me rezultatin 3:2.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 23-të të Bundesligës.

Ilhas Bebou në minutën e dytë i befasoi vendësit, të cilët u kthyen shpejtë në lojë me dy gola të shpejtë.

Donyell Malen në minutën e 21-të dhe Nico Schlotterbeck në minutën e 25-të, shënuan për 2:1.

Por ishte Maximilian Beier me dy gola për katër minuta që ia siguroi pikët e plota Hoffenheimit.

Ai shënoi në minutën e 61-të dhe të 65-të.

Dortmundi në pozitën e katërt mbetet me 41 pikë, kurse Hoffenheimi tani ka 30 pikë në mesin e tabelës.

Artikuj të ngjashëm