Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi kërkon Fatin

Foto: Reuters

Borussia Dortmundi po interesohet në transferimin e talentit të Barcelonës, Ansu Fati, shkruan “Sport”.

Klubi i madh i Bundesligës ka kontaktuar Barcelonën për të pyetur për 17-vjeçare. Barcelona mund të jetë e gatshme të lëshojë Fatin në formë huazimi. Në rast se vendos ta shesë, krerët e klubit kampion të Spanjës do të vendosin klauzolë për riblerje.

Fati ka shënuar pesë gola në 24 ndeshje për Barcelonën këtë stinor. Ai ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2022.

Artikuj të ngjashëm