Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi interesohet për Chamberlainin

Mesfushori, Oxlade-Chamberlain, pritet të largohet nga Liverpooli në afatin kalimtar të verës.

“Fichajes” shkruan se anglezi pritet që ta vazhdojë te Dortmundi në Gjermani, klub që e ka në listën e transferimeve futbollistin e skuadrës angleze.

Raportohet se Chamberlaini dëshiron të largohet nga Liverpooli, për shkak të hapësirës së vogël që ka pasur te skuadra e trajnerit Jurgen Klopp. Dortmundi mund ta transferojë Chamberlainin për rreth 20 milionë euro. Kontrata me Liverpoolin 27-vjeçarit i skadon në vitin 2023.

Te Liverpooli Chamberlaini u transferua në vitin 2017 nga Arsenali për 38 milionë euro