Reprezentuesi i Gjermanisë, Nico Schlotterbeck është përforcimi më i ri i Borussia Dortmundit për sezonin 2022/23. Klubi gjerman ka njoftuar të hënën se qendërmbrojtësi ka kryer me sukses kontrollimet mjekësore dhe ka firmosur kontratë deri në vitin 2027.
22-vjeçari te Dortmundi do të transferohet nga skuadra e Freiburgut për 25 milionë euro, ndërsa tek ekipi i ri do të ketë pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSchlotterbeck këtë edicion ishte ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Bundesligë, ndërsa për Freiburgun ka regjistruar 35 paraqitje duke kontribuar me katër gola e dy asistime. Ai i ka luajtur edhe dy ndeshje me Gjermaninë.