Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi e nis për mrekulli sezonin, mposht thellë Leipzigun

Dortmundi e ka nisur për mrekulli sezonin në Bundesligë, duke shënuar fitore të thellë ndaj Leipzigut.

4 me 1 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, transmeton Koha.net.

Mysafirët e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e parë përmes Augustinit.

Por, Dortmundi u kundërpërgjigj për mrekulli duke shënuar katër herë në vazhdimt të takimit.

Dahoud, Ëitsel, Reus, dhe një autogol nga Sabitzer i dhanë fitoren Dortmundit.