Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi arrin marrëveshje me Thorgan Hazard

Mesfushori belg pritet t’i bashkohet verdhezinjve gjatë verës.

Borussia Dortmund është afër transferimit të parë të madh për verë. Verdhezinjtë kanë përforcuar repartin e sulmit, pasi kanë arritur marrëveshjen me Thorgan Hazard.

Ka qenë vetë 26-vjeçari, i cili është vëllai i Eden Hazard të Chelseat, ai që ka lajmëruar skuadrën e tij të re.

“Kam një akord me Borussia Dortmundin. Kam biseduar me ta dhe kemi mbyllur gjithçka. Tani është në dorë të klubeve për të mbyllur transferimin”.

Hazard është pjesë e Borussia Monchengladbach, ndërsa për të ka pasur interesim edhe nga klubet e Premier Ligës.