Milani e PSG-ja raportohet se janë shumë afër mbylljes së negociatave të shkëmbimit të portierëve.
Sky Sport Italia raporton se Gianluigi Donnarumma do të transferohet te PSG-ja derisa në drejtim të kundërt do të lëvizë Alphonse Areola, transmeton Koha.net.
Raportohet se PSG-ja do të paguajë plus 20 milionë euro të tjera për ta pasur në radhët e veta Donnarummas.
Kujtojmë se Donnarumma e Areola kanë agjentin e njëjtë, Mino Raiolan.