Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Donnarumma ndryshon mendje për largimin nga Milani

Gianluigi Donnarumma raportohet se është duke menduar qëndrimin te Milani.

Klubi italian javën e kaluar njoftoi se 18-vjeçari nuk do të vazhdojë kontratën, duke lënë të hapur mundësinë për transferim te Real Madridi ose Manchester Unitedi.

Fansat e klubit italian nuk e pritën mirë gardianin kur ai u paraqit për Italinë U-21.

Sky Italia raporton se Donnarumma ka gjasë që të mos largohet pasi tani është duke e menduar qëndrimin. Ai raportohet se ka biseduar rishtas me drejtorët e klubit gjatë ditëve të fundit.