Juventusi po vazhdon ta monitorojë situatën e Gianluigi Donnarummas te Paris Saint-Germaini.
“Calciomercato.it” raporton se portieri mund të bëjë rikthim të shpejtë në Serie A në muajin janar, pavarësisht se fituesi i Evropianit me Italinë u transferua te PSG-ja nga Milani gjatë verës.
Mauricio Pochettino ende nuk e ka zyrtarizuar italianin si zgjedhje të parë në portën parisiene.
Pochettino vazhdon t’i besojë Keylor Navasit, e që mund të jetë arsyeja që Donnarumma ta konsiderojë seriozisht largimin nga elita e futbollit francez.