Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Donnarumma bën që Navasi të largohet nga PSG-ja

Gianluigi Donnarumma

Gianluigi Donnarumma e ka fituar konkurrencën me Keylor Navasin te Paris Saint-Germaini dhe do të bëhet portier titullar nga edicioni 2022-23.

Kështu kanë shkruar të shtunën gazeta italiane “Gazzetta dello Sport” dhe ajo franceze “L’Equipe”.

Reprezentuesi i Italisë iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë nga Milani në verën e kaluar, dhe nënshkroi kontratë deri në vitin 2026.

Megjithatë, trajneri Mauricio Pochettino, të preferuar e kishte Navasin.

Donnarumma u zgjodh lojtar i turneut në Kampionatin Evropian 2020 dhe e fitoi trofeun “Yashin”, falë paraqitjeve të mira në vitin 2021.

Artikuj të ngjashëm