Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, është kualifikuar në finalen e turneut ndërkombëtar “Ballkan”, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.
Në gjysmëfinalen deri 60 kilogram, Sadiku mposhti boksieren bullgare, Mehmedova Aslahan, dhe më 24 tetor do të ndeshet me kampionen e botës nga Brazili, Ferreira Beatriz. Beatriz është e para në ranglistën e Federatës Botërore AIBA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLatif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës, ka shkruar në Facebook se Donjeta Sadiku është në formë të mirë dhe beson se do të stoliset me medaljen e artë.
Gjyqtar i kësaj ndeshje do të jetë Demolli, gjyqtar ndërkombëtar në AIBA.