Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Donjeta Sadiku mbetet pa botëror

Boksierja Donjeta Sadiku përfundimisht nuk do të marrë pjesë në kampionatin botëror për juniore dhe të reja që mbahet në Guwahati të Indisë. Ngjitjen në ring ia ka mohuar vendi organizator, pasi nuk njeh pavarësinë e as pasaportat e Kosovës.

Sadiku nuk ka arritur të pajiset me vizë hyrëse për në Indi, ku nga 19 deri më 26 nëntor do të mbahet kampionati botëror, shkruan sot Koha Ditore.

Nënkampionia e botës e vitit 2015 së bashku me trajnerin e saj dhe zyrtarë të Federatës së Boksit të Kosovës, të enjten kanë qëndruar edhe në Shqipëri për të nisur procedurat për pajisje me pasaportë shqiptare.

Për Sadikun kjo ishte mundësia e saj e fundit të garojë si juniore në një garë të këtij niveli. Nga viti i ardhshëm kampionia e Evropës për të reja nga viti 2016, do të garojë si seniore. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm