Sport

Donjeta Sadiku e zhgënjyer për humbjen e finales, tani synon Botërorin

Boksierja Donjeta Sadiku nuk ka arritur që ta mbrojë titullin e Kampiones Evropiane të boksit për juniore dhe të reja të fituar vitin e kaluar në Ordu të Turqisë, gjë që e ka zhgënjyer.

Për Sportin në KTV ajo ka deklaruar lodhja ka ndikuar në finalen e sotme, që ishte meçi më i vështirë i Evropianit që u mbajt në Bullgari.

Donjeta Sadiku, që u stolis me të argjendtën, në finale u mposht nga boksierja ruse Ludmila Voronstova.

“Nuk po ndihem mirë, po sporti është sport dhe isha e lodhur me 3 meçet e para, që ishin secili më i vështirë se tjetri. Meçi më i vështirë ishte finalja kundër ruses, e cila është kampione evropiane dhe nënkampione e botës në 60 kilogramë”, ka thënë ajo për KTV-në.

Synimi kryesor i saj është suksesi në Kampionatin Botëror që mbahet në muajin nëntor në Indi.

“Synimi im është tani Kampionati Botëror, që mbahet në nëntor në Indi”, ka thënë Donjeta Sadiku.