Donjeta Sadiku në gjysmëfinale të Evropianit që po mbahet në Budva të malit të Zi do të përballet me kampionin olimpike, irlandezen Kellie Harrington. Harrington fitoi të artën në olimpiadën e Tokios, ndërsa ka edhe suksese tjera të mëdha në botërore dhe evropiane.
Meçin gjysmëfinale në kategorinë deri 60 kilogramë, Sadiku e ka të premten. Sadiku të mërkurën siguroi kalimin në gjysmëfinale të Evropianit.
Ajo në çerekfinale mposhti boksieren rumune, An Loredana Marin.
Boksierja më e mirë në Kosovë në maj të këtij viti fitoi medaljen e bronztë në Botërorin që u mbajt në Turqi.
Artikuj të ngjashëm
-
Donjeta Sadiku fiton edhe meçin e dytë, vazhdon rrugën drejt medaljes
-
Donjeta Sadiku ndalet në gjysmëfinale, fiton medaljen e bronztë evropiane
-
Lëndimi nuk është serioz, Donjeta e gatshme për gjysmëfinalen e Evropianit
-
Donjeta ia siguron Kosovës një tjetër medalje të madhe në boks
-
Donjeta Sadiku siguron medalje në Evropianin e boksit