Sport

Donçiqi gjobitet me 15.000 dollarë pasi goditi referin me top në këmbë

Foto: AP

Ylli slloven i Dallas Mawericsks, Luka Donçiq, është gjobitur me 15.000 dollarë, pasi ka goditur “paqëllimshëm” referin e ndeshjes me top në këmbë.

Vendimi është marrë nga Komisioni Disiplinor i NBA-së të mërkurën, pasi është iniciuar si rast nga vetë referi i ndeshjes, i cili e dënoi edhe me gabim teknik slloven për këtë gjest.

Në video, shihet teksa Donçiqi gjuan “lehtë” topin, pasi atij iu referua faull në sulm, por referi e pa ndryshe këtë veprim.

Incidenti ndodhi në ndeshjen e gjashtë të serisë së plejofit ndaj LA Clippers, të martën.

Basketbollisti 21 vjeç u mundua të shpjegohet se nuk e pati me qëllim, por ishte e kotë.

Skuadra nga Los Angelesi e fitoi këtë seri me rezultat të përgjithshëm, 4:2 në fitore.

Ngjashëm, ishte dënuar më herët edhe Russell Westbrook.