Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Don Emini ndalet në luftën e dytë në Botërorin e boksit në Beograd

Boksieri shqiptar, Don Emini, nuk ka mundur të hyjë në zonën e medaljeve në Botërorin e boksit amator që po mbahet në Beograd.

Emini, që përfaqëson Norvegjinë, të dielën mbrëma u përball me Zeyad Eashash të Jordanisë në 1/8 e finales.

Emini e fitoi raundin e parë, por në dy raundet tjera u dominua fizikisht nga kundërshtari, që fitoi në fund me rezultatin 4:0. Emini garoi në kategorinë deri 71 kilogramë dhe dëshmoi se ka të ardhme të ndritur në boks.