Kasper Dolberg është sulmues i ri i Anderlechtit.
Danezi 25-vjeçar i bashkohet skuadrës belge nga Nice francez.
Ai ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, ndërsa me klubin do t’i kryejë përgatitjet në Austri që nga dita e shtunë.
Në edicionin e fundit ai pati dy gola të shënuar e një asistim në 22 ndeshje në të gjitha garat.