Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Doktori i klubit në të cilin luan Zeneli, bënë vetëvrasje për shkak të koronavirusit

Bernard Gonzalez, doktori i klubit Reims, në të cilin luan futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, është gjetur i vdekur në shtëpi ndërsa besohet se ka kryer vetëvrasje, sipas Le Parisien.

Gonzalez ka qenë i infektuar me koronavirus qe disa ditë, dhe ishte i karantinuar me gruan e tij në shtëpi, transmeton KOHA.

Vetëvrasja e tij, sipas Le Parisien, ndërlidhet drejtpërdrejt me koronavirusin.

Lajmin për vdekjen e tij, e ka konfirmuar edhe qyteti në të cilin ai jeton, Parisi.

Në klubin francez, Reims, luan edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli.

Edhe Coman në vetizolim pasi ishte në kontakt me një person me koronavirus Sport Coman në vetizolim pasi ishte në kontakt me një person me koronavirus

Zeneli në llogarinë zyrtare të tij në Instagram, ka kujtuar mikun e tij, duke shkruar “prehu në paqe shoku im”.

{gallery}