Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Djali i Ronaldinhos nënshkruan kontratë me Barçën

Djali i legjendës së Brazilit dhe Barcelonës, Ronaldinho, ka nënshkruar kontratën e parë me skuadrën nga Katalonja.

Joao Mendes, 17-vjeçar, nënshkroi kontratën të enjten, ndërsa “ESPN” ka shkruar se ai do të jetë pjesë e Barcelonës deri në vitin 2024.

Joao Mendes do të luajë fillimisht për Barcelonën U19, para se të merret vendimi për të ardhmen e tij në skuadrën seniore.

“Jam shumë i lumtur dhe mirënjohës për këtë mundësi të madhe. Rroftë Barça!”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Ronaldinho mbetet prej lojtarëve më të dashur të futbollit.