Aadam Hamed, djali i legjendës së boksit, Princ Naseem Hamed, ka debutuar në boks me fitore të shtunën.
23-vjeçari mposhti Vojtech Hardyn në rundin e parë, në ndeshjen që u mbajt në mbrëmjen e meçit të madh për titujt e botës, në mes të Oleksandr Usykut dhe Daniel Duboisit.
Triumfoi duke detyruar kundërshtarin të dorëzohej.
“Princi” ishte kampion bote në periudha të caktuara në vitet 1995-2000. Ai njihej për stilin karizmatik të të boksuarit dhe shfaqjen që bënte në ring.