Kampionia olimpike, Distria Krasniqi nuk ka pasur telashe në luftën e saj të parë në Lojërat Mesdhetare. Ajo po kërkon medalje në kategorinë deri 52 kilogramë.
Si bartëse e parë, Distria xhiron e parë e kaloi pa luftë. Në çerekfinale e mposhti qiprioten Sofia Asvesta.
Ndaj saj ka dominuar plotësisht. Fillimisht realizoi hedhje për “Waza-ari” por nuk i ndali sulmet. Pa telashe e kontrolloi luftën deri në fund për nismë të suksesshme.