Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Distria pa telashe në luftën e parë në Zagreb

Kampionia olimpike në xhudo, Distria Krasniqi, nuk ka pasur telashe për ta kaluar pengesën e parë në garën Grand Prix që po mbahet në Zagreb.

Distria u përball në raundin e parë të kategorisë deri 52 kg me qiprioten Sofia Asvesta dhe ndaj saj dominoi plotësisht.

Realizoi hedhje për “Waza-ari” dhe më pas kontrolloi luftën deri në fund.

Në raundin e dytë, Distria takohet me xhudisten e Zvicrës, Binta Ndiaye.