Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dipsea, gara e gjurmëve ku bëhesh gjahtar ose gjah

Pjesa më e vështirë Dipseas, që është gara më e vjetër e ndjekjes së gjurmëve, mund të mos jenë 1.6 kilometrat e parë, që përfshijnë 700 shkallë që ngrihen nëpër pyjet sipër luginës Mill.

Nuk është as rënia me këmbë në malin Muir, apo ngritja në përpjetën Dynamite, që ka marrë emrin pasi këmbët tuaja nxehen dhe duken sikur do të eksplodojnë. Nuk është as kodra tjetër e madhe, e quajtur Cardiac. Nëse këmbët tua nuk shpërthejnë, mund të shpërthejë zemra, shkruan Koha Ditore.

Nuk është as zhytja drejt oqeanit, madje as pemët helmuese që rrethojnë shtigjet e ngushta dhe të gudulisin këmbët përpara se të shkaktojnë skuqje pas garës. Nuk është as shtegu në formë labirinti, që u jep banorëve lokalë avantazh, përderisa ata qëndrojnë drejt dhe nuk humbin rrugën.

Nuk është befasuese, që pjesa më e vështirë e Dipseas një garë 12 kilometërshe e ndjekjes së gjurmëve, e mbajtur për herë të parë në vitin 1905, është ajo mentale... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)