Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dinamo shkatërron Hajdukun në derbi, Ademi shënon gol

Dinamo Zagrebi ka shkatërruar Hajdukun e Splitit në derbin më të madh kroat.

Të dielën, Dinamo fitoi 4:0. Ndeshja i takoi xhiros së 23-të të elitës kroate. Mesfushori Arijan Ademi shënoi golin e parë për Dinamon.

Kapiteni i gjigantit kroat realizoi në minutën e tetë. Dinamo me fitore ka bërë hap të rëndësishëm drejt titullit të ri. Tani udhëheq në tabelë me 55 pikë nga 22 ndeshje.

Hajduku është i dyti me 44 pikë nga 23 ndeshje.