Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa nuk është më në planet e Chelseat dhe për këtë është në kërkim të një klubi të ri.
Ai raportohet se është në radarin e Milanit, por agjenti i tij e ka konfirmuar se Costa dëshiron transferimin vetëm tek Atletico Madridi, transmeton Koha.net. Por, një transferim i tillë nuk mund të realizohet në këtë afat kalimtar pasi klubi spanjoll nuk ka të drejtë që të transferojë ndonjë lojtar në këtë afat kalimtar.
“Ai është lënë të largohet nga Conte përmes një mesazhi, pa ndonjë shpjegim nga udhëheqësit e Chelseat. Ishte një sjellje aspak e drejtë, një mosrespekt i papranueshëm, gjë që e bën të pamundur rikthimin e Costas te Chelsea. Djaloshi nuk dëshiron që të luajë për ndonjë ekip tjetër përveç Atletico Madridit”, ka thënë Ricardo Cardoso për EFE.
-
Douglas Costa pritet të bëjë kthim befasues në Itali
-
Lewandowski mund të transferohet në Madrid
-
Atletico ia mbyll “derën” Barçës për Alvarezin
-
Sunderlandi refuzon ofertën e Chelseat prej tetë milionë funtesh për Xhakën
-
Alvarezi konfirmon se dëshiron të largohet nga Atletico, tifozët i djegin fanellën