Diego Costa ka përsëritur qëndrimin e tij se dëshiron të kalojë te Atletico Madridi gjatë kësaj vere dhe ka insistuar se nuk do të rikthehet te Chelsea.
Spanjolli është stërvitur i vetëm në vendlindjen e tij Lagarto të Brazilit, pas konfirmimit nga Antoni Conte se sulmuesi nuk bënte pjesë në planet e tij për sezonin e ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCosta ka bërë hapa ligjor kundër Chelseat dhe ka insistuar se do të mungojë deri në përfundimin e transferimit te Atletico.
“Dua të rikthehem te Atletico Madridi”, ka thënë Costa përmes një komunikate. “Kemi një problem pasi Chelsea nuk do largimin tim. Por besoj se kjo situatë do të zgjidhet me rikthimin tim në Spanjë”.