I padëshiruari te Chelsea, Diego Costa raportohet se muajt e ardhshëm do t’i kalojë si i huazuar te ekipi Al-Hilal në Arabinë Saudite, nëse gjatë ditëve të ardhshme pajtohet për një kalim te Atletico Madridi.
28-vjeçari raportohet se është në Madrid për t’u marrë vesh me Atleticon pasi është lënë jashtë ekipit të Chelseat nga Antonio Conte, raporton Daily Mail.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlubi spanjoll pritet që sulmuesin zyrtarisht ta transferojë gjatë muajit janar për 55 milionë euro.
Deri në muajin janar Costa pritet të huazohet te Al-Hilali, kampion i Arabisë Saudite.