Ndonëse luajti vetëm në pjesën e dytë, Luis Diaz është vlerësuar lojtari më i mirë i ndeshjes Villarreal – Liverpool. Ai shënoi një gol në rikthimin sensacional të Liverpoolit që fitoi 3:2 dhe u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve.
Ekspertët e UEFA-s kanë vlerësuar mënyrën se si Diaz ktheu Liverpoolin në rrugën e duhur në pjesën e dytë.
“Ai kishte ndikim të madh që ndryshoi lojën. Ai shënoi gol dhe u dëshmua kërcënim i vazhdueshëm”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.