Qendërmbrojtësi Ruben Dias ka firmosur kontratë të re gjashtëvjeçare me skuadrën e Manchester Cityt, që do ta mbajë atë në “Etihad Stadium” deri në vitin 2027.
Lajmi është bërë i ditur të hënën në sajtin zyrtar të ekipit nga Premier League. 24-vjeçari iu bashkua Cityt verën e shkuar nga Benfica, dhe u shndërrua menjëherë në titullar të padiskutueshëm të trajnerit Pep Guardiola. Sezonin e shkuar, ai pati 50 paraqitje në të gjitha garat, si dhe u zgjodh mbrojtësi më i mirë i edicionit 2020/21 në Ligën e Kampionëve. Ai me Cityn, e fitoi titullin e kampionit të Anglisë sezonin e shkuar. “Jam shumë i lumtur me kontratën e re. E kam shijuar çdo minutë te City prejse iu bashkova vitin e shkuar. Gjithashtu, dua ta falënderoj Pepin dhe stafin e trajnerëve që më kanë ndihmuar të zhvillohem dhe përmirësohem si lojtar”, ka thënë Dias. “Tani, dua ta ndihmoj klubin që të jetë i suksesshëm edhe këtë sezon”.