La Creuse është një zonë rurale në Francë, e njohur për tokën bujqësore.
Në vitin 1986, Corinne Diacre, një vajzë e çmendur pas futbollit që jetonte në këtë zonë, bëri një udhëtim prej 400 kilometrash që të shkojë në Paris vetëm e vetëm për të marrë pjesë në një konkurs zhonglimi me top.
Konkursi kërkonte që secili garues t'i bënte 300 zhonglime të topit me këmbën e majtë, 300 me këmbën e djathtë, 300 me të dyja këmbët dhe njëqind me kokë. Diacre ishte vetëm 11-vjeçare.
Ajo kompletoi 300 zhonglime me këmbën e djathtë, 105 me të majtën, 300 me të dyja këmbët dhe 100 me kokë për ta fituar garën. Por, duke qenë një vajzë me një nivel të pazakontë vendosshmërie, Diacre u zotua se do të kthehej edhe vitin e ardhshëm për ta fituar garën pa bërë asnjë gabim të vetëm.
Me 12 vjet, ajo sërish bëri udhëtimin e njëjtë dhe performanca e saj ishte e jashtëzakonshme. Fitoi sërish, por kësaj here i kompletoi të gjitha kërkesat e konkursit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Anderson mbetet jashtë Lojërave Olimpike
-
Aventura e gjimnastikës së Jarës: Ngritja në lartësi të reja
-
Sinjale të pazakonta trafiku, cili është kuptimi i tyre?
-
14-vjeçarja mbath 22 çorape në njërën këmbë për 30 sekonda, arrin rekord botëror
-
Gruaja afër 100-vjeçare që vazhdon të vallëzojë për të mbledhur para për bamirësi