Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Di Francesco te Roma deri më 2020

Roma ka njoftuar se trajneri Eusebio Di Franceasco ka nënshkruar kontratë të re me klubin.

Di Francesco, që udhëhoqi skuadrën duke e mbyllur sezonin në pozitën e tretë dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ka nënshkruar kontratë të re që e mban në Itali deri më 30 qershor 2020.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam në gjendje të vazhdoj aventurën me Romën dhe fansat e mrekullueshëm”, ka thënë Di Francesco. “Besimi që presidenti dhe drejtorët kanë shfaqur më bën shumë krenar dhe shpresoj t’ua shpaguaj sezonin e ardhshëm me një sezon edhe më të mirë se i shkuari”.

Di Francesco u bë trajner i Romës qershorin e shkuar.