Eusebio Di Francesco ka marrë drejtimin e klubit të Series A të Italisë, Cagliari, është njoftuar në komunikatë të klubit.
Ai ka firmosur kontratë me Cagliarin deri në qershor të vitit 2022, ndërsa do ta zëvendësojë në krye Walter Zengan.
“Cagliari me kënaqësi njofton se i ka besuar postin e trajnerit Eusebio Di Francescos. Trajneri ka arritur marrëveshje që e lidh me klubin deri në qershor të vitit 2022”, është njoftuar nga klubi.
Ish-trajneri i Romës ka qenë pa punë që nga tetori kur u largua nga Sampdoria. Ai kishte nisur edicionin me gjashtë humbje nga shtatë ndeshjet e para, duke e lënë Sampdorian në pozitën e fundit.
Artikuj të ngjashëm