Klubi romak po kalon në një periudhë shumë të vështirë në këtë fillim të sezonit.
Start tejet i dobët i sezonit për Romën, që ka grumbulluar vetëm pesë pikë në pesë takimet e para, shto këtu edhe tri humbje radhazi mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve nuk përsëriteshin që nga viti 2013.
Dështimi i fundit i verdhekuqve erdhi dje ndaj Bolognës, ku skuadra e Eusebio Di Francescos u mposht me rezultatin 2-0, në një sfidë ku nuk treguan thuajse asgjë.
Gjithsesi e ardhmja e trajnerit është vënë në diskutim tashmë dhe e mërkura do të jetë testi i të vërtetës për të ardhmen e Di Francescos, pasi një tjetër rezultat negativ ndaj Frosinones, do të pasohej me shkarkimin e menjëhershëm të tij, transmeton ksp.
Drejtuesit e Romës kanë filluar kontaktet tashmë me trajnerë të tjerë, për të mos u gjetur pa alternativa, ndërsa kandidatët për të zënë vendin e Di Francescos në rast të një shkarkimi të mundshëm, janë Antonio Conte, Paulo Sousa, Laurent Blanc dhe Vincenzo Montella.
-
Conte e Sousa mund ta marrin drejtimin e Romës, Di Francesco drejt shkarkimit
-
Di Francesco afër largimit nga Roma, Conte shihet si zëvendësues
-
Di Francesco vazhdon ta ketë besimin e Romës
-
Di Francesco në presion, katër ndeshjet e ardhshme vendimtare
-
Roma mohon lajmin se Mourinho është afër shkarkimit