Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Devolli paralajmëron dorëheqjen, fajëson arbitrat për humbjen

Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli ka paralajmëruar dorëheqjen e tij pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Kosovës nga skuadra e Dukagjinit. Drenica pësoi me rezultatin 1:0 në ndeshjen e luajtur në Klinë dhe kështu u eliminua nga Kupa e Kosovës.

Trajneri i Drenicës, Devolli është shprehur i zhgënjyer me ndarjen e drejtësisë në fushë duke thënë se kështu nuk shkon.

“Nuk kam çfarë të analizojë ndeshjen. Kundërshtari me fat shënoj, por çka të flas për futboll kur anësori e kishte dorën në gips. Nuk jam marrë asnjë me referët por më duket sikur po punojmë kot. Nuk më vjen keq për veten se jam mësuar me situata të tillë por për futbollistët që angazhohen. Është gjynah i madh, nuk shkon më kështu”, tha Devolli. “Do të flas me presidentin pasi ka gjasa që ta mbylli këtu sepse më vjen keq”.