Gerard Deulofeu është shprehur shumë i lumtur që goli i tij i parë për Milanin ndihmoi skuadrën e tij për të fituar ndaj Fiorentinës.
Spanjolli shënoi golin e parë që nga transferimi në janar prej Evertonit për fitoren 2 me 1.
Juraj Kucka hapi serinë e golave në ndeshje, por Nikola Kaliniq barazoi gjithçka pak minuta para se Deulofeu me golin e parë të siguronte fitoren e Milanit.
“Jam shumë i lumtur. Ishte ndeshje e komplikuar, por kryem punë në pjesën e parë dhe u mbrojtëm mirë në të dytën”, ka thënë ai për Mediasset Premium. “Më e rëndësishmja ishte se fituam tre pikë”.
Milani mbetet i shtati me 44 pikë, tri më pak se Lazio që është e gjashta. Atalanta e Interi kan kanë nga 48 pikë në pozitat katër dhe pesë.