Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dëshpërimi i Humollëve me klubin e zemrës

Vëllezërit Milaim e Florim Humolli dhanë shumë për klubin e futbollit Prishtina.

Njëri në krahun e djathtë të mbrojtjes e tjetri në të majtin. Për atë që kanë bërë mbi 20 vjet për Prishtinën nuk janë pishman, meqë ka qenë dhe mbetet klubi i zemrës, shkruan Koha Ditore.

Por janë të dëshpëruar se si klubi Prishtina nuk ua ka dhënë mundësinë të punojnë të paktën me grupmosha të reja.

Megjithatë, ende kanë shpresë se një ditë do të marrin telefonatë nga krerët e klubit bardhekaltër, ku kontributi i Humollëve ishte i madh në sukseset e pasluftës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)