Prishtinën për triumfin në Kupë Vitin e kaluar, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama kishte festuar me volejbollistet e Dritës së Gjilanit. Festa e tij u kritikua, ndërsa vet Rama pati deklaruar se i ka dajtë nga Gjilani.
“Siç e dini unë jam kryetari i kryeqytetit të Kosovës edhe ata janë pjesë e jona. Nuk kanë luajtur kundër Prishtinës. Edhe i kam dajtë prej Gilanit, s’bënë më ua prish dajve. Me Prishtinën në zemër e gjithmonë”, pati thënë Rama. Por kryetari Rama të hënën mbrëma uroi Prishtinën për triumfin në Kupë kundër Gjilanit. “Zemra mal për FC Prishtina të cilët me një paraqitje t ‘shkëlqyeshme fituan një garë t ‘gjatë e t ‘mundimshme. Triumfi në këtë garë është shembull i përkushtimit, punës dhe disiplinës së madhe. I uroj përzemërsisht djemtë dhe stafin teknik të @fcprishtinaofficial për këtë sukses. Krenar me ju djema! Respekt për ekipin e FCGjilani për lojën dhe arritjen në finale”, shkruan Rama në Facebook.