Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Derbi torinez i takon Juventusit

Derbi i Torinos ndërmjet Torinos dhe Juventusit, u ka takuar mysafirëve. Juventusi të shtunën fitoi në udhëtim te rivali i qytetit, me rezultatin 1:0.

Ishte fitorja e parë e “zonjës së vjetër” pas dy disfatave të njëpasnjëshme në të gjitha garat.

Golin e fitores e shënoi Dushan Vlahoviq në minutën e 75-të të ndeshjes.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 10-të të elitës së futbollit të Italisë. Pas dhjetë ndeshjeve, Juve ka shkuar në kuotën e 16 pikëve. Torino mbetet me 11 pikë.

Mërgim Vojvoda dhe Etrit Berisha ishin në bankën rezervë te Torino.

Artikuj të ngjashëm